6. PËRFUNDIME


Në punimin tonë synuam të realizojmë disa objektiva kryesore:

Së pari – Të analizojmë krijimtarinë përfaqësuese në prozë të Kutelit, Gogoli dhe Turgenievit duke dhënë një ide të plotë të veçorive folklorike që ngërthen gjithë vepra e tij letrare, jo vetëm njëra nga pjesët e saj. Kuteli e analizon psikikën e njeriut shqiptar duke u nisur nga raporti me figurat mitologjike, roli i tyre organizues e përcaktues në jetën e njerëzve, e më pas duke vazhduar në mjedise të tjera që zbulojnë aspekte të ndryshme të mendësisë shqiptare.

Përfundimi i përgjithshëm që mundëm të nxjerrim në mbarim të këtij studimi përqasës mes Kutelit, Gogolit dhe Turgenievit, të parë nën dritën e demonologjisë, është se ata me të drejtë mund të quhen shkrimtarë fantastikë, politikë, kombëtarë, kulturorë, shoqërorë, psikologjikë, që do të thotë prirje drejt shpirtit të autonomisë, të lirisë.

Në krijimtarinë letrare të shkrimtarëve Mitrush Kuteli, Nikolaj Gogoli dhe Ivan Turgenievit, ndonëse ata i përkasin kulturave të ndryshme, asaj shqiptare dhe ruse, kanë si urë lidhëse folklorin si dhe joshjën ndaj tij..

Duke ditur se Mitrush Kuteli qëndron midis tradiconales dhe modernës më shumë anon nga modernja. Kjo për vetë faktin e formimit të tij si një nga prozatorët më të shquar në Shqipëri.

Mitrush Kuteli fitoi një dije dhe kulturë të jashtëzakonshme dhe kjo vjen falë dhuntisë dhe vullnetit që kishte.

Kuteli njohu jo vetëm kulturën vendase, folklorin shqiptar, por i zgjeroi këto njohje edhe më njohjën e kulturave, folklorit të vendeve të ndryshme të botës.

Një ndikim në formimin e tij kanë dhënë edhe mjaft përkthime të Kutelit, që tashmë i kemi njohur dhe trajtuar.

Formimi i tij intelektual dhe personal lidhet me shumë figura të letërsisë ruse dhe në veçanti me dy prej tyre, Gogolin dhe Turgenievin, Gogoli ishte për Kutelin një ndër idhujt e tij dhe jo vetëm kaq, por edhe një mesues i mirë për të.

Kuteli përktheu pothuajse të gjithë krijimtarinë e Gogolit duke e njohur nga afër veprën e tij në original ashtu sië ka dalë nga laboratori i shpirtit gjuha e vendit të tij, duke dashur të mësojë të fitojë sa më shumë nga kjo kokë e gjinisë ruse si dhe ti lërë trashëgim veprën e tij në gjuhën shqipe.

Risia e Kutelit lidhet me gershëtimin e realës me fantastiken duke u mbështetur në një tregim jetësor. Tematika e tij përfshin dukuri jetësore që i kapërcen kohërat.

Gjatë studimit jam munduar të shqyrtoj esencen e tregimeve të Kutelit në intertekst me tregimet e Gogolit dhe Turgenievit duke u ndalur tek pikat, që bijnë më në sy, siç është trajtimi i fantastikës në një linjë me Gogolin dhe Turgenievin si trajtimi i elementit të vkekjes, jo si trishtim, por si diçka e natyrshme dhe e zakonshme.

Element tjetër dominues për krijimtarinë e këtyre shkrimtarëve janë edhe elementet folklorik ku trajtohen fakte të mundshme dhe të pamundshme, e zakonshmja dhe e pazakonshmja, realiteti dhe trillimi.

Te Kuteli, Gogoli dhe Turgenievi realizohet në dy mënyra: e para, si një zhvendosje e një trajte fillestare ekzistuese me të anasjelltën e vet fizike, si një formë e mbetur pezull që ndan shpirtin nga trupi që e bart dhe nëpërmjet metamorfozës përsëri bashkohen pas një udhëtimi eksperiencash.

Elementët fantastike te Kuteli zbulojnë njohjen e njeriut mbi botën e ‘këtejme’ dhe ‘të andejme’ që buron nga një besim religjioz dhe dogmash të caktuara si ideologji e gjuhës. Në këtë rast fantastikja është e pjesëshme dhe shfaqet si shumësi jetësh dhe eksperiencash, sipas modeleve greke të metamorfozës së menjëhershme si shndërrime horizontale të kthyeshme për shëmbull: “Natë muaji maj”, “Lugetërit e fshatit tonë, Kryengritje për lugat”.

Gogoli në rrëfenjat dhe novelat e tij flet për njerëz të thjeshtë e të fortë, të rinj që dëfrejnë e dashurojnë, për çifte që luftojnë për lumturinë e tyre. Bashkë me njerëzit, ashtu si në legjendat popullore, veprojnë shtrigat, kukudhët djajtë. Fantastikja nga Gogoli përdorët me mjeshtëri e me një origjinalitet të rradhë. Ajo nuk qëndron jashtë jetës së përditshme, por përzihet më të, aq sa nuk e dallon ku është e vërteta e ku nis trillimi.

Krijimtaria popullore i ka përfytyruar kurdoherë qeniet mbinjerëzore si pjesëmarrëse në jetën e përditshme të njeriut, që bashkëveprojnë me njeriun, e ndihmojnë ose e pengojnë atë. Kështu vepron edhe Gogoli. Figurat e djajve, të shtrigave etj, Gogoli i paraqet në formë komike e familjare, ashtu siç është karakteristikë për konceptimin popullor të këtyre personazheve përrallore, por interesante është të vërehet se materialin e fantazisë popullore e bën, si të thuash, tokësor, madje edhe e ç’mitizon.

Shohim se, edhe problemet etike, që shtrohen në tregimet e këtij vëllimi, zgjidhen në frymën e moralit popullor: gjithmonë fiton virtyti, shpërblehet e mira. Veçanërisht Gogolit i pëlqen dinakëria e fshatarit, që ai e quan si shprehje të urtësisë e mençurisë popullore, ajo dinakëri që kapërcen pengesat, ajo dinakëri që shërben si vetëmbrojtje kundër padrejtësisë e që morali popullor e konsideron të mirë, atyre që meritojnë të jenë të lumtur.

Bota artistike e përrallës ndërtohet duke e rrëzuar botën e realitetit. Në përrallë rrëfimi nuk ka karakter sakson.

Në qendër të përrallës nuk është një hero, por është një personazh. Personazhi i përrallës nuk imitohet. Përralla nuk trajton tema madheshtore, përkundrazi ajo është një manifestim, forma të lashta, vetëdije dhe nëndije. Përralla ka një domethënie.[1]

Temës së Ukrahinës së lashtë Gogoli i është kthyer disa herë. Tregimi “Kukudhi” është tipik në këtë drejtim, ai është i ngjeshur me motive folklorike e figura fantastike, por këtu fantastikja thuret me një vello tragjike, ngaqë motivet realiste dalin më të fuqishme. Por “Kukudhi” nuk është tregim pesimist: vdekja e heroit kryesor thërret jo për pajtim, po për luftë me “forcat e djallit” me të cilat janë përzier panët.

Prania e fuqishme e figurave mitologjike në rrëfimet gojore personale dëshmon për mënyrën mitike të të menduarit dhe të konceptuarit të situatave jetësore, mënyrë kjo e cila dëshmon se edhe shoqëria nga e cila dalin këto koncepte është në shkallën e ulët të zhvillimit.

Çështjet e mësipërme paraqesin mjaft interes dhe mbeten objekt diskutimi e trajtimi të mëtejshëm shkencor.


[1]Propp, Vladimir: “Morfologjia e përrallës” përktheu nga origjinali Agron Tufa, “Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit & Aleph”, Tiranë, 2004, fq. 27.